SPORTI

Aty ku nisi e gjitha” – Fisnik Asllani rikthehet në rrënjët e tij me një postim emocionues (FOTO)

Sulmuesi i talentuar i Kombëtares së Kosovës, Fisnik Asllani, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një moment tejet të veçantë dhe nostalgjik, duke kujtuar hapat e tij të parë në botën e futbollit.

Përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare, të cilin e ka shoqëruar me përshkrimin

“Back where it all started” (Kthehem aty ku nisi e gjitha), Asllani ka realizuar disa fotografi në të njëjtën fushë ku nisi të luante si fëmijë.

Në kolazhin e fotove të shpërndara, futbollisti “Dardan” ka ri-krijuar pozat e fëmijërisë – ku në njërën prej tyre shihet me fanellën e Barcelonës – duke bërë një krahasim të bukur mes të kaluarës dhe të tashmes së tij si futbollist profesionist.

Rrugëtimi i rëndësishëm deri te Kombëtarja

Ky postim i yllit të Kosovës ka marrë menjëherë qindra reagime dhe komente pozitive nga sportdashësit, të cilët vlerësojnë thjeshtësinë e tij dhe mesazhin motivues që përcjell ky rikthim në vendin e fëmijërisë.

Asllani, i cili po tregon një formë të mirë në karrierën e tij, mbetet një nga emrat me potencial të madh te Kosova, duke dëshmuar se me punë dhe përkushtim, ëndrrat e fëmijërisë në fusha të tilla mund të kthehen në realitet në skenat e mëdha të futbollit evropian.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!