Shtatë persona të lënduar në një aksident në rrugën Mitrovicë–Prishtinë

Shtatë persona janë lënduar nga një aksident zingjiror që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi ka njoftuar se se lënduarit kanë kërkuar trajtim mjekësor.

Ndërkohë, në aksident janë përfshirë tri vetura.
“Rreth orës 18:00, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, ka ndodhur një aksident zingjiror ku janë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit shtatë persona kanë kërkuar tretman mjekësor në Emegjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe sipas informatave lëndimet janë të lehta.

Njësitë policore të trafikut janë duke u marrë me hetimin e rrethanave të rastit”, tha ai.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>