Rrëfehet Ilir Suli: Nga dhurata që mori nga Fatos Nano, te përdorimi i drogës

Ish-kampioni i peshëngritjes Ilir Suli ka folur së fundmi në podcastin “M’Kujto” në radio RASH në News24, ku ndër të tjera tregoi problemet që e penalizuan në karrierë, si dhe miqësinë me Fatos Nanon dhe dhuratën që ai i bëri kur Suli u shpall nënkampion bote.

“Fatos Nano më bëri një pritje për t’u pasur shembull, më dhuroi dhe një shtëpi, ishte kryeministër në atë kohë. Kur i vajta në zyrë ai s’më la të flas, por i bëri të gjitha ato që doja. Ishte njeri shumë altruits”, tregoi Suli.

Për herë të parë Suli tregoi sesi droga kishte ndikuar në jetën e tij dhe karrierën sportive. “Përdornim ndonjë cigare hashash por na dëmtonte shumë, si nga na psikologjike por dhe për ta mbledhur veten. Ky ka qenë gabimi, ne brezi i viteve 90 atëherë ishim 15-16 vjeç dhe u përballëm me këto të këqija dhe nuk kishim informacion”.

I pyetur se nëse a do të ishte ndryshe karriera e tij, nëse s’do të ishte përballur me drogën, ai tha: “Jo, sepse nuk kam qenë i fokusuar”. “Nuk ka qenë problemi, por menaxhimi i vetes. Kur shikoja lekun, ikte me vrap. E kisha dorën me vrimë, nuk e kam trajtuar mirë lekun, leku të dënon. Nuk është specifike pirja e një cigare hashash”.

Ndërkohë Ilir Suli dha disa këshilla për sportistët e rinj:

“Çdo i ri gabon, por i fituar është ai që merr mësim. Sot në këtë kohë problem është bixhozi, alkooli dhe droga. Sa më larg këtyre gjërave, janë një fitore për ta. Brezit të ri i duhet shumë punë, mos t’i marrin gjërat lehtë. Mos t’i ikin gjërat e mira nga duart. Unë jam ringritur disa herë, por që të ringrihesh është e vështirë, duhet të kesh miq të mirë afër”.

Lajmet Rrëfehet Ilir Suli: Nga dhurata që mori nga Fatos Nano, te përdorimi i drogës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>