Reporterja për Shqipërinë në PE: Keqardhja për reagimin e Greqisë ndaj çështjes “Beleri”

Raportuesja për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Isabel Santos ka shprehur keqardhje të mërkurën, lidhur me reagimin e Greqisë ndaj çështjes “Beleri”.

Sipas saj, përfundimet dhe deklaratat duhet bëhen pasi të flasë drejtësia.

Në një konferencë për shtyp, Santos deklaroi se ndihet e keqardhur nga përmbajtja e deklaratave të bëra nga Greqia pasi sipas saj, me “aq sa di, autoritetet gjyqësore po bëjnë punën e tyre dhe se është një çështje që lidhet me zgjedhjet”.

“Duke qenë se çështja nuk është mbyllur nga organet gjyqësore, duhet të presim vendimin e gjykatës, pasi është në proces gjyqësor.

Nëse të gjitha vendet do të sanksiononin apo të bënin të tilla deklarata kur një shtetas i tyre përballet me një proces gjyqësor, bota do të ishte e tmerrshme”, tha Santos.

Raportuesja theksoi se do të dilet në përfundime pasi të flasë drejtësia.

“Po e ndjek çështjen, jam mjaft e vëmendshme ndaj saj. Po i ndjek informacionet, por ajo që mund të them është se po pres për vendimin”, nënvizoi Santos.

Fredi Beleri, ishte kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet vendore të 2023 në Himarë. Ai u arrestua më 12 maj, 2 ditë para se të zhvilloheshin votimet me akuzën për “korrupsion zgjedhor”.

Beleri është shpallur fajtor nga drejtësia dhe është në pritje të vendimit të formës së prerë.

Lajmet Reporterja për Shqipërinë në PE: Keqardhja për reagimin e Greqisë ndaj çështjes “Beleri” >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>