Policia serbe bën lojëra në kufi, urdhëron shoferët: Largohuni pa udhëtarë! Qindra qytetarë të bllokuar prej disa orësh

Autobusë nga Kosova, me qindra udhëtarë, kanë mbetur të bllokuar që nga mbrëmë në kufirin Serbi-Kroaci, meqë janë ndaluar nga autoritetet kufitare të Serbisë.

Në pamjet e publikuara shihen udhëtarë grumbull në mes të rrugës, të cilëve u janë marrë dokumentet personale. Disa pasagjerë pohojnë se policia kufitare u ka thënë kompanive të autobusëve që mund të vazhdojnë rrugën, por pa udhëtarët që i kanë ndaluar për verifikim.

Lidhur me këtë rast, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diaporës, qytetarët e Kosovës që po vinin në drejtim të Kosovës janë ndaluar edhe në kufirin me Hungarinë, në pikat kufitare në Shid dhe Suboticë, te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë dhe nuk po lejohen as të lëvizin përpara dhe as të kthehen pas.

MPJD ka thënë se për këtë ka njoftuar shtetet e QUINT-it, Institucionet e BE-së dhe të tjera institucione ndërkombëtare, derisa ka apeluar të gjithë bashkatdhetarët dhe qytetarët që janë në lëvizje të evitojnë me çdo kusht kalimin nëpër Serbi dhe të ndjekin me vëmendje situatën.

Duke marrë parasysh faktin që në qarkullim janë shumë lajme të rreme, të cilat synojnë përhapjen e frikës dhe kaosit, ju lusim të ndiqni @Kosovo_Police rreth përditësimeve më të fundit zyrtare në këtë drejtim. Ky veprim hakmarrës, i paralajmëruar para pak ditësh nga vet presidenti i Serbisë Vuçiq, i cili vjen pas dështimit të propagandues kundër anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës, duhet të marrë urgjentisht përgjigjen e merituar nga bashkësia ndërkombëtare”, ka thënë MPJD.

Lajmet Policia serbe bën lojëra në kufi, urdhëron shoferët: Largohuni pa udhëtarë! Qindra qytetarë të bllokuar prej disa orësh >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>