​Parasportistët pa mbështetje financiare nga shteti

​Megjithëse u prek suksesi historik për Kosovën duke marrë pjesë për herë të parë në Lojërat Paralimpike në Paris, parasportistët në Kosovë punën dhe stërvitjet e tyre i bëjnë në kushte shumë të pafavorshme.

Atyre iu mungon infrastruktura e nevojshme, por edhe mbështetja financiare e shtetit, gjë e cila pastaj i pengon në arritjen e rezultateve kulminante në garat ndërkombëtare.

Presidentja e Komitetit Paralimpik të Kosovës, Njomza Emini, thotë se këta sportistë me aftësi të kufizuara, kanë nevojë urgjente së pari për një qendër parasportive, ku mund ta zhvillonin aktivitetin e tyre.

“Mos të harrojmë që ne ende nuk e kemi asnjë qendër parasportive në Kosovë dhe personat me aftësi të kufizuara duhet ta kenë një qendër parasportive. Unë kam kërkuar, lobuar dhe do të vazhdojë të loboj tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të bëhet gati qendra parasportive dhe të punohet në qasjen e tyre në shumë salla sportive. Kushtet normalisht që nuk janë të favorshme sepse çdo herë ata duhet ta kenë një përcjellës që t’i ndihmojë në qasjen e tyre, por ashtu edhe transporti, nuk kanë qasje që të udhëtojnë pa asistent dhe kjo e bën shumë të vështirë dhe sfiduese pjesëmarrjen e tyre në aktivitete që ne i zhvillojmë”, ka thënë Emini.

Mungesën e përkrahjes për parasportistët e thekson edhe Adrian Mazreku, i cili ishte trajner i Grevist Bytyqit, atletit që garoi për Kosovën në Paris 2024, muajin e kaluar.

“Infrastruktura e atletikës është shumë e dobët, jemi në vetëm një stadium aktual në Malishevë, stadiumi kryesor në Mitrovicë është në renovim e sipër…mirëpo përpos shtegut të atletikës, ka shumë gjëra që duhet të përmirësohen që qeveria, komunat, federatat, Komitetit Paralimpik në këtë rast e kanë përkrahur projektin e parasportistëve, nuk do të thotë që kemi qenë pa përkrahje mirëpo kjo ka ardhur shumë vonë, tek në vitin olimpik”, deklaroi Mazreku.

Mazreku shton se edhe më keq është situata me mbështetjen financiare për këtë atletë duke bërë të ditur se Ministria e Sportit nuk ka asnjë linjë buxhetore të ndarë për këta sportistë.

“Ministria nuk ka linjë buxhetore që të jap ndonjë bursë për sportistët dhe kjo i mbetet Komitetit Paralimpik pastaj që të gjejë ndonjë sponsor dhe që t’iu ofrojë sportistëve apo trajnerëve ndonjë bursë. Kjo ka qenë e pamundur të ndodh këtë vit sepse ishte shumë shpejtë, u bë edhe pranimi ndërkombëtar, u bë edhe përgatitja për të marrë pjesë historikisht në këto lojëra dhe njëkohësisht të gjinden edhe fonde nëpërmjet sponsorëve për të përkrah sportistin apo trajnerët. Ishte problematike por ne kemi pasur një memorandum bashkëpunimi, Qeveria e Kosovës dhe Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, një memorandum me Komitetin Paralimpik të ekstra për Paris 2024 dhe aty kanë qenë disa beneficione, por jo ato që i dëshirojmë ose që duhet faktikisht të jenë”, shtoi më tutje Mazreku.

Ndryshe, e para e Komitetit Paralimpik, Njomza Emini ka thënë gjithashtu se tashmë kanë filluar punën dhe përgatitjet për ciklin e radhës të Lojërave Paralimpike që do të zhvillohen në Los Angelos që mbahen në vitin 2028.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>