“Takimi më i rëndësishëm i karrierës sime”, Haradinaj kujton ditën kur iu tha PO krijimit të Ushtrisë së Kosovës
Ish kryeministri i Kosovës, dhe lideri i AAK-së Ramush Haradinaj ka kujtuar një ngjarje të 6 viteve më parë kur ai ishte në krye të qeverisë, ngjarje për të cilën tha se është arritja më e madhe e Ushtrisë së Kosovës.
“Arritjet tona si shtet janë fryt i ndërtimit të raporteve të ngushta e të sinqerta me miqtë tanë perëndimorë, në veçanti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin tonë më të madh. Sot, bëhen 6 vjet nga një ndër takimet më të rëndësishme të karrierës sime politike, takimi me Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, James Mattis. Në këtë takim, Sekretari Mattis, i tha PO insistimit tim për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, një hap kyç drejt forcimit të sovranitetit dhe sigurisë së shtetit tonë.”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Ai ka shprehur mirënjohje ndaj SHBA-së dhe Sekretarit Mattis për siç ka thënë mbështetjen e pakursyer./21Media