Paneli për banim, Agim Mazreku flet mbi rrezikun nga ndryshimet klimatike

Eksperti i ndryshime klimatike, Agim Mazreku, ka folur rreth rëndësisë së projekteve që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

Ai në panelin për banim, mjedis dhe infrastrukturë të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se nevojiten projekte që parashikojnë rrezikun nga ndryshimet klimatike sikurse janë vërshimet.

“Kemi siguruar që edhe projektet të jenë që marrin parasysh dhe që ulin rreziqet ndaj klimës. Projektet e qeverisjes në mjedis, 50 për qind të listës prioritare të mjedisit janë projekte që janë të sigurojnë ujë dhe të parandalojnë rrezikun e vërshimeve. Kjo është një politikë pak më largpamëse”, ka thënë Mazreku.

Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje do të vazhdojë nesër me panelet për arsim, rininë, kulturën, sport, shëndetësi, politikat qeveritare për gratë dhe vajzat, për të vazhduar me panelet për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, si dhe paneli për drejtësinë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>