Pak minuta për Armando Brojën te Fulham

Armando Broja u rikthye të merrte minuta me Fulhamin, që u mposht 0-1 nga Newcastle.

Trajneri Marco Silva e aktivizoi sulmuesin e kombëtares shqiptare vetëm në minutën e 85-të.

Pikërisht katër minuta pasi Bruno Guimaraes shënoi golin e fitores për bardhezinjtë e Eddie Howes.

Ndërkohë që VAR-i anuloi golin e Fabian Schar 15 minuta përpara fundit.

Në takimet e tjera ra në sy barazimi spektakolar 3-3 në Aston Villa-Brentford.

Lutoni triumfoi 2-1 me përmbysje kundër Bournemouthit.

Tri pikë edhe për Evertonin falë suksesit minimal ndaj Burnleyt.

Festoi edhe West Hami. Skuadra e David Moyes siguroi tri pikë të rëndësishme në fushën e Wolvesit, kundërshtar të cilin e mposhti 1-2.

Lajmet Pak minuta për Armando Brojën te Fulham >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>