Numri qytetarëve që kanë aplikuar për pajisje efiçiente për ngrohje

Gjithsej kanë aplikuar 13.415 qytetarë për Thirrjen Publike për Mbështetje të Konsumatorëve Familjarë për Investimin në Pajisje Efiçiente për Ngrohje.

Ministria e Ekonomisë (ME) njofton se ka përfunduar aplikimi për Thirrjen Publike për Mbështetje të Konsumatorëve Familjarë për Investimin në Pajisje Efiçiente për Ngrohje.

Mbyllja e parakohshme është rezultat i pranimit të një numri të mjaftueshëm të aplikimeve për shumën e caktuar për këtë thirrje, thuhet në njoftim.

Pajisjet që subvencionohen përfshijnë: pompë termike 30% e vlerës investive deri në 2000 euro, kondicioner/klimë efiçiente 40% e vlerës investive, deri në 400 euro, për prindërit vetushqyes dhe ata në ndihmë sociale (kategoria I e II), 60% e vlerës investive, deri në 550 euro, kalda me biomasë (dru, pelet dhe briket): 70% e vlerës investive deri në 1.200 euro, stufa individuale: 70% e vlerës investive, deri në 435 euro; për prindërit vetushqyes dhe qytetarët në ndihmë sociale, 90% e vlerës investive, deri në 560 euro.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>