Nagavci: Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave nga Lista Serbe

Komisioni për Arsim ka organizuar tryezën e diskutimit “Prej Politikave në Praktikë. Shqyrtimi i progresit në Arsimin e Lartë dhe Shkencë”. Në këtë tryezë janë diskutuar tri çështje të rëndësishme.

Si çështje e parë ishte Ligji i Akreditimit dhe zbatimi i tij në teren, specializimi i mençur dhe ngritja e cilësisë për arsim, financimi dhe përkrahja në bazë të performances së universiteteve.

Ministrja e Arsimit dhe Shkencave, Arbërie Nagavci gjatë fjalimit në këtë tryezë tha se është shumë e rëndësishme krijimi i kushteve të shëndosha për arsim cilësor e të një mundësie për performancë të lartë të institucioneve të arsimit të lartë, duke theksuar se kjo gjë e tregon edhe domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ministrisë dhe qeverisë, duke mbështetur institucionet e arsimit të lartë në arritjen e objektivave.

Ajo shtoi se proceset në arsim udhëhiqen nga dy faktorë bazë e që sipas saj janë politika ministrisë dhe praktika, dhe se si ministri po synojnë që t’i realizojnë punimet në linjë me politikat.

“Në arsim proceset udhëhiqen nga dy faktorë, baza nga politikat por edhe nga praktikat dhe ajo që ne po bëjmë dhe  po synojmë dhe po punojmë është që të ju realizojmë veprimet në linjë me politikat dhe konsideroj që kemi rezultate të cilat janë  konkrete dhe të matshme për të cilat kemi edhe përfaqësues  të mekanizmave të institucioneve e të cilat do të flasim në arsimin e lartë të cilat kemi pas një nga  prioritetet tona”, tha Nagavci.

“Prej Ligjit për Agjencinë Kosovare të Akreditimit, një ligj ky munguar për një kohe të gjatë, tashmë kemi arritur të kemi një ligj për Agjencinë e Akredimit ka për qëllim krijimin e një  ambienti akademik të qëndrueshëm për zhvillim dhe  avancim intelektual e shkencor dhe që garanton edhe një pah ndërhyrje  apo pamundësi të ndërhyrjes AKA”.

Ajo shtoi se arsimi i lartë ka qenë prioritet dhe përmendi disa arritje, teksa theksoi se Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave të deputetëve nga Lista Serbe.

“Në projektligjin për Arsimin e lart kemi synuar dhe kemi vendosur kritere e struktura të  qarta  për emërime akademike të bazuar në përformancë. Natyrisht jemi të vetëdijshëm që ky ligj do të përballet me sfida, specifikisht sfida tejet të vështira siç janë ligje tepër të rëndësishme siç janë ligjet për arsim të lartë mbeten të bllokuara për shkak vullnetit politik, gjegjësisht për shkak të deputetëve të Listës serbe por gjithsesi ligji tregon orientimet tona dhe qëndrimet që ne i kemi edhe si qeveri edhe si republikë e Kosovës”.

Lajmet Nagavci: Ligji për Arsimin e lartë ka mbetur i bllokuar për shkak të pengesave nga Lista Serbe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>