NACIONALE

Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka bërë të ditur se ka zhvilluar takim me Ushtruesen e Detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatovën.

Sipas njoftimit, në takim janë diskutuar temat e përbashkëta që lidhen me procesin e integrimit evropian të Kosovës, përfshirë Instrumentin për Reforma dhe Rritje, projektet e IPA-s, si dhe zhvillimet aktuale.

Zulfaj ka bërë të ditur se bashkëpunimi me Zyrën e BE-së në Kosovë mbetet i rëndësishëm në kuadër të përpjekjeve për avancimin e reformave dhe rrugëtimit të vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!