NACIONALE

Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk

Zëvendëskryeministri dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konjufca e falënderoi ambasadorin Angılı për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe për kontributin në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Zëvendëskryeministri Konjufca e falënderoi ambasadorin Angılı për angazhimin e tij gjatë mandatit në Kosovë dhe për kontributin në forcimin e dialogut dhe të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të dy vendeve,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Gjatë takimit u vlerësuan marrëdhëniet e afërta dhe miqësore ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe bashkëpunimi i deritanishëm në fusha të ndryshme.

Po ashtu, Konjufca shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejshëm të këtij partneriteti.

“Zëvendëskryeministri Konjufca theksoi vullnetin e Kosovës për të vazhduar avancimin e këtij bashkëpunimi dhe për të zgjeruar më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve në fusha me interes të përbashkët,” thuhet më tej në njoftim.

Në përfundim të takimit, Konjufca e falënderoi ambasadorin Angılı për bashkëpunimin gjatë mandatit të tij dhe i uroi suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!