NACIONALE

Haxhiu: Faleminderit secilit që na besoi, besimi juaj na obligon të punojmë më shumë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka reaguar pas përmbylljes së numërimit të votave nga zgjedhjet e 7 qershorit.

Haxhiu ka falënderuar qytetarët që e thanë fjalën e tyre me votë.

“Faleminderit secilit që na besoi. Secilit që doli në vendvotim. Secilit që udhëtoi nga mërgata. Secilit aktivist që trokiti në dyer, foli me njerëz dhe i dha këtij rrugëtimi energjinë më të mirë.”,deklaroi Haxhiu.

Ajo tha se besimi i qytetarëve është forcë dhe përgjegjësi.

”Besimi juaj për ne është forcë dhe përgjegjësi. Ai na obligon të punojmë më shumë, më drejt dhe më afër secilit qytetar”.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!