NACIONALE

Endrit Thaçi takohet me Edi Ramën thotë se “është ndër më të zëshmit në mbrojtje të UÇK-së”

Djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, Endrit Thaçi, është takuar sot me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Endriti u shpreh mirënjohës për përkrahjen e Ramës për luftën e UÇK-së dhe të vërtetën në Hagë.

“Një takim i veçantë me Kryeministrin e Shqiptarëve, Edi Ramën, i cili është ndër më të zëshmit në mbrojtje të luftës së UÇK-së dhe të vërtetës sonë në Hagë”, ka shkruar djali i ish-presidentit Thaçi.

Ai iu falënderua kreut të qeverisë shqiptare, pasi sipas tij, ai qëndroi në anën e së vërtetës, kur shumë të tjerë, siç thotë Thaçi, zgjodhën heshtjen.

“Kryeministër, faleminderit që qëndruar në anën e së vërtetës kur shumë të tjerë zgjodhën heshtjen!”.

Ndryshe Endriti sot takoi edhe deputetin e Parlamentit të Shqipërisë, Taulant Balla.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!