NACIONALE

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është paraqitur në konferencën për media pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti teksa u shpreh se në takim është diskutuar për stabilitet institucional.

“Diskutuam për stabilitetin institucional dhe mos të organizojmë zgjedhe të reja. Diskutuam për vlera dhe ide programore. U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim”, tha Lumir Abdixhiku në konferencë për media pas takimit.

Ai shtoi se LDK do të përpiqet të gjejë marrëveshje me LVV-në.

“Jemi të interesuar që të flasim për parime dhe vlera për të cilat do të diskutojmë edhe në të ardhmen. Sot ishte vetëm takimi i parë. Do të përpiqemi të gjejmë marrëveshje të re”, shtoi ai.

Abdixhiku, ka shkuar në takim nën shoqërinë e ish-presidentes, Vjosa Osmani.

“Vjosa Osmani erdhi si bartëse e listës së LDK-së në takim”, tha ai.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!