Molliqaj e quan Kurtin plastelinë

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan  Molliqaj e ka komentuar vizitën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti te familja e presidentit historik Ibrahim Rugova.

Ai e ka quajtur urtin plastelinë duke thënë se për pushtet bëjnë gjithçka.

“Paradite paska shku te Rugova, renovimet e shtëpisë me ia pa, pasdite ia paska thanë kangës Mora Fjalë.Dje i fliste UÇK-së, pardje Jugosllavisë, dikur ilegales. Vota pushtet, Albini plastelinë. Kur pushteti bëhet qëllim n’vetvete, ai merr formë dëshire që kërkon përjetësimin e vetes. Kështu, vetja dhe pushteti janë e njëjta gjë. Pa pushtet tutesh, për pushtet bën gjithçka. “, ka shkruar Molliqaj në Facebook

“Kush kërkon me i pajtu kontradiktat është konformist dhe instrumentalizues. I fshin kontradiktat kur ato t’pengojnë. Kush do t’i japê fund historisë, sapo i ka dhënë fund vetes. Historia vazhdon, veç paska ndodhë diçka me dhelpër dhe me bisht, bota është këtu. Historia ka shumë figura. Figurat kanë edhe dritëhijet e tyre. Përpjekjet për të homogjenizuar janë perpjekje për të fshirë. Ka tregime të ndryshme për të njëjtën gjë – normale. Historia vetë nuk është lineare, por as nuk ecën me një marsh – ka diakroni. Historia ama e ka një gur prove, një moment të arrestit kohor – një Ngjarje. Ngjarja dëshmi për neve është UÇK-ja. Çdo interpretim pa këtë gur prove është traditë konformiste.”, ka përfunduar Molliqaj./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker