Jannah Theme License is not validated, Go to the theme options page to validate the license, You need a single license for each domain name.

Meta sulmon ambasadorin e Italisë: Do ta shpallja non grata, nuk e bëra sepse…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta sulmoi ndërkombëtarët në Konventë duke i konsideruar si turp nëse mendojnë se shqiptarët janë popull pulash.

Ai tha se do të shpallte ambasadorin italian non-grata që komentoi dhe doli kundër dekretit të presidentit.

Ai paralajmëroi se nëse kjo gjë do të ndodhë me ndonjë dekret të Begajt, ai do të jetë i pari që do të mbledhë njerëz para ambasadës.

“McGonigalët kujtojnë se ne jemi popull pulash që na thonë shkelni Kushtetutën. Kështu e bëni në vendet tuaja? I emëroni gjyqtarët tek Lana? Nuk bëhen në një vend europian këto. Prandaj respektin për partnerët që na respektojnë si popull, turp për McGonigalët. Të dali ambasadori i Italisë dhe të diskutojë dekretin e presidentit të Republikës. Do e kisha shpallur non-grata, por vetëm prej marrëdhënieve me Italinë nuk e bëra. Nëse një ambasador diskuton dekretin e Bajram Begaj unë i pari do dal përpara ambasadës do mbledh njerëz. Sovraniteti i përket popullit. Nëndetësja 105 do kthehet në bazë. Kushtetuta do kthehet atje ku ishte. Të gjithë do kenë fatin e Dvoranit. Të jeni të sigurt se nuk është vepër e Sekretarit të Shtetit. Është vepër e McGonigalëve. Nuk i kanë thënë se ka qenë hetues, që futi në burg ata që rrëzuan bustin e Stalinit. Ai ka kuptuar, se po ta kishte bërë me bindje do ta kishte takuar Dvoranin. Mirë dakord unë u çmenda, po ti torrollak pse i dhe 7 vota Dvoranit. Si mundet këtë hero të antikorrupsionit të mos e çojë në GJK”, tha Meta.

Lajmet Meta sulmon ambasadorin e Italisë: Do ta shpallja non grata, nuk e bëra sepse… >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>