Lajçak thotë se Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme

Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar pas takimit të sotëm në Bruksel.

Ai ka njoftuar se edhe javën tjetër do të ketë takim për të vazhduar përpjekjet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për personat që janë prekur nga vendimi i BQK-së.

“Sot kam zhvilluar disa takime bilaterale me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për të vazhduar diskutimet për gjetjen e një zgjidhje të përkohshme për ata që janë më të prekur nga vendimi i BQK’së. Palët u pajtuan që të vazhdojnë përpjekjet tona javën e ardhshme bazuar në propozimet konkrete të tekstit”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.

Lajmet Lajçak thotë se Bislimi e Petkoviq u pajtuan t’i vazhdojnë diskutimet javën e ardhshme >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>