Lajçak befason me deklaratën: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari i BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha se nuk është afër fundit të mandatit të tij si i ngarkuar për t’u marrë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Puna ime vazhdon” dhe “nuk do të shkoj askund”, tha ai.

“Ndoshta nuk jam aq afër fundit të mandatit tim sa mendohej fillimisht. Pra, ajo që mund të them është se puna ime vazhdon. Unë nuk do të shkoj askund së shpejti. Nuk jam ende në disponim për t’i dhënë këshilla pasuesit tim”, tha Lajçak për platformën “sbunker”.

Tutje Lajçak ka shtuar se pasuesi i tij në këtë detyrë do të vijë “herët a vonë”, por shtoi se “procesi nuk ka filluar ende”.

Lajmet Lajçak befason me deklaratën: S’po shkoj askund, jam i fokusuar në dialogun Kosovë-Serbi >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>