Kurti takohet me Bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Klingbeil dhe deputetin gjerman, Schwabe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, u takuan në Berlin me Bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Lars Klingbeil dhe anëtarin e Bundestagut gjerman nga radhët e SPD-së, Frank Schwabe, njëherësh drejtues i delegacionit gjerman të Asamblesë Parlamentare në Këshillin e Evropës (PACE). 

Siç ka njoftuar zyra e kryeministrit, “diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë, bashkëpunimin e ngushtë që kemi pasur deri tani, qeverisjen në vend, me theks te reformat në sundim të ligjit, progresin demokratik dhe respektimin e të drejtave të njeriut”.

“Kryeministri falënderoi deputetët gjermanë që janë pjesë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për mbështetjen ndaj aplikimit të Kosovës në këtë organizatë dhe rezultatin historik të 16 prillit. Ai tha se Kosova ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm në vitet e fundit drejt anëtarësimit në Këshill, dhe se në bazë të regjistrit të kornizës ligjore, të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë, Kosova meriton të bëhet anëtarja e 47-të pikërisht në përvjetorin jubilar të themelimit të Këshillit të Evropës”.

“Gjatë takimit, kryeministri Kurti dhe bashkë-drejtuesi i SPD-së, Klingbeil dhe deputeti Schwabe bisedua edhe rreth bashkëpunimit ndërpartiak në promovimin e vlerave të përbashkëta të demokracisë, drejtësisë e barazisë për të gjithë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Lajmet Kurti takohet me Bashkë-drejtuesin e SPD-së gjermane, Klingbeil dhe deputetin gjerman, Schwabe >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>