Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE

Në mbledhjen e gjashtë të Këshillit Ministror për Integrim Evropian po diskutohet për përgatitjen e vendit në kuadër të Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian për Ballkanit Perëndimor dhe reformat kyçe të Programit Kombëtarë për Integrim Evropian 2024-2028.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke folur para vartësve të tij dhe drejtues të tjerë të institucioneve tjera me rëndësi, ka thënë se Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Besojmë që anëtarësimi në BE duhet të jetë i bazuar në meritokraci. Jemi të gatshëm t’ju përgjigjemi mijëra pyetjeve që BE-ja mund t’i ketë për të nisur këtë proces. Ne jemi gati për të filluar negociatat për anëtarësim dhe besojmë se kemi punuar shumë për këtë filluar këtë proces. Kemi plotësuar kritere të shumta. Plani i rritjes së BE-së i ka dy qëllime, përshpejtimi i zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimit të procesit të anëtarësimit në BE”, ka thënë Kurti

Kurti ka theksuar se Bashkimi Evropian nuk duhet të ketë as fonde as përfitime të tjera për vendet që i përqafojnë vlerat e Bashkimit Evropian, ndërsa përmendi edhe masat ndëshkuese të BE-së, të vëna ndaj Kosovës.

“Masat që ende janë në fuqi ndaj Kosovës bien ndesh me planin e rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kurti.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Europian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi duke folur për reformat kyçe të Programit Kombëtar për Integrim Evropian, ka thënë se deri në qershor presin të përmbushin edhe përmbushin edhe 50 masa të kërkuara.

“Plani i Reformave të Kosovës në kuadër të Planit të ri të BE-së për Rritje Ekonomike në Ballkanin Perëndimor është fokusuar në 4 fusha: qeverisja, reforma e administratës publike dhe menaxhimi i financave publike, tranzicioni i gjelbër dhe ai digjital, zhvillimi i sektorit privat, mjedisi afarist dhe kapitali njerëzor”, tha Bislimi.

Lajmet Kurti: Kosova është gati për të filluar negociatat për anëtarësim në BE >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>