​Kurti fton Emiratet e Bashkuara për investime në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar në Nju Jork me zëvendëskryeministrin, njëherësh shefin e diplomacisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed bin Sultan Al Nahyan, me të cilin ka diskutuar mbi fuqizimin e bashkëpunimit dhe rritjen e marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Gjatë këtij takimi, kryeministri Kurti i falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj vendi tonë.

Ai përmendi avantazhet që ofron Kosova si destinacion i përshtatshëm dhe i volitshëm për investime dhe ambientin e të bërit biznes, duke i ftuar kompanitë nga Emiratet që të vijnë ta njohin më gjerë vendin tonë e të investojnë në fusha me interes të përbashkët.

Në takim u diskutua edhe mbi punën që po bën Kosova drejt energjisë së gjelbër, veçanërisht ankandin e suksesshëm të zhvilluar e ato të ardhshme që priten këtë vit si një mundësi e mirë për investitorët.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>