Konjufca thotë se Kosova nuk ka në rend dite kurrfarë Asociacioni

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ka thënë se Kosova nuk e ka në agjendë  çështjen e Asociacionit.

“Kurrfarë Asociacioni nuk është në rend të ditës për Republikën e Kosovës njëherë për njëherë”, tha Konjufca për media.

Ai ka thënë se nuk pret diçka të rëndësishme as nga takimi i liderëve Kurti e Vuçiq, në takimin e së mërkurës në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Nuk pres diçka të rëndësishme dhe esenciale. Nuk pres nga Serbia që ajo do ta zbatojë marrëveshjen bazike”, tha Konjufca.

Lajmet Konjufca thotë se Kosova nuk ka në rend dite kurrfarë Asociacioni >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>