​IPK nis hetimet mbi pretendimet për keqtrajtimin e një qytetari në Mitrovicë të Veriut

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka paralajmëruar se do të verifikojë pretendimet e një qytetari serb nga Mitrovica e Veriut se është keqtrajtuar nga zyrtarë policorë.

Inspektorati tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të së shtunës, kur Policia e Kosovës ka arrestuar dhe e ka shoqëruar në stacion një qytetar nën dyshimet për dëmtim prone në një dyqan privat në prezencë të policisë. Ndaj tij është shqiptuar tiketë për kundërvajtje dhe më pas është liruar.

“Inspektorati Policor sipas detyrës zyrtare ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga policia, pretendime që janë bërë publike sot në media të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut. Hetuesit e IPK-së përmes një hetimi preliminar do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të të njëjtit nga policia gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në këtë incident”, thuhet në njoftim.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!