​Bayeri i Granit Xhakës humb fitoren e sigurt në minutën e 90-të

Bayer Leverkusen i Granit Xhakës ka arritur barazimin e tretë në Bundesligë, duke mbetur në mesin e tri skuadrave të para me pesë pikë më pak se lideri Lajpcig.

Farmaceutikët në përballjen e xhiros së tetë ishin mysafirë të Werder Bremenit të papërshtatshëm, ndaj të cilit nxorën një pikë pavarësisht se ishin dy herë në epërsi, duke luajtur baras në fund me rezultatin 2:2.

Skuadra e Xhakës erdhi në epërsi me golin e Boniface në minutën e 30-të pas asistimit të Frimpong, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Vendësit u rikthyen në lojë përmes golit të Ducksch në minutën e 74-të për barazimin 1:1, pas asistimit të Malatini.

Vetëm tre minuta më vonë ekipi i Xhakës erdhi serish në epërsi, kësaj radhe përmes autogolit të Agu.

Kur pritej që tri pikë të sigurta të shkonin në Leverkusen, futbollisti Schmid arriti të barazojë shifrat për epilogun 2:2, pas asistimit të Njinmah në minutën e 90-të.

Bayer renditet i treti në tabelë me 15 pikë, dy më pak se Bayern Munih në vendin e dytë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar dhe pesë pikë më pak se Lajpcig që prin me 20 pikë pas fitores së sotme si vendës ndaj Freiburg 3:1. Ndërsa, Werder Bremen mbetet në mesin e tabelës, më saktësisht në pozitën e nëntë me 12 pikë.

Në ndeshjet tjera të ditës së sotme Augsburg, i cili renditet i 11-ti në tabelë me 12 pikë, mposhti si vendës Borussia Dortmund me rezultat 2:1. Po me të njëjtin rezultat fitoi edhe skuadra Stuttgart në përballje para shikuesve të vet ndaj Holstein Kiel, ndërsa dueli Sent Pauli-Wolfsburg përfundoi pa gola – 0:0.

Të dielën zhvillohen ndeshjet e fundit të xhiros së tetë ku takohen Bochum-Bayern Munih, Union Berlin-Eintracht Frankfurt dhe Heidenheim-Hoffenheim.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker