IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës shënoi Javën e Imunizimit si dhe 50-vjetorin e implementimit të Programit të Zgjeruar të Imunizimit (PZI) duke organizuar aktivitete të shumta për qëllim të ndërgjegjësimit të popullatës në përgjithësi dhe të prindërve, në veçanti për të drejtën e secilit fëmijë për t’u vaksinuar duke arritur mbulueshmërinë mbi 95 për qind, i cili është caku i përbashkët e që mundëson mbrojtje të qëndrueshme në popullatë.

Kështu bën me dije IKShPK-ja përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

“Duke u fokusuar në rritjen e vetëdijes së profesionistëve shëndetësor rreth përfitimeve të vaksinimit dhe inkurajimit të popullatës për t’u vaksinuar, mjekët familjar kanë rol të veçantë. Për këtë qëllim MSh, IKShPK në bashkëpunim me OBSh organizuan takim me mjekët familjare. Takimin e hapi Dr. Fetije Fetaj, Shefe e Programit të Vaksinimit duke ju prezantuar rolin e tyre në promovimin e vaksinimit. Dr. Edita Goranci Haxhiu, epidemiologe nga OBSh, prezantoi suksesin e vaksinimit në mbarë botën si dhe përpjekjet në eradikimin e sëmundjeve vaksinë preventabile”.

Këtë vit, vend të veçantë u është dhënë rolit të të rinjve që të krijojnë të ardhme më të shëndetshme përmes vaksinimit. Me këtë qëllim janë organizuar takime me studentët e Fakultetit të Mjekësisë së përgjithshme në UP si dhe studentëve të stomatologjisë në UBT.

Në vazhdën e aktiviteteve u realizuan edhe vizita në qendrat e vaksinimit në tërë Kosovën me qëllim që të përkrahjes sw Kujdesit Parësor si dhe sistemin shëndetësor në përgjithësi.

Takimi me ekipet e vaksinimit ishte fokusuar në sfidat, arritjet dhe hapat e më tutjeshëm në PZI, duke i implementuar në mënyrë të mirëfilltë ndryshimet në kalendarin e vaksinimit. Në këtë vizitë morrën pjesë përfaqësues nga IKShPK dhe OBSh, duke e vlerësuar lartë angazhimin e jashtëzakonshëm dhe profesionalizmin e dëshmuar gjatë viteve. Gjatë aktiviteteve janë shpërndarë materiale edukative.

IKShPK dhe OBSh gjatë aktiviteteve të Javës së Imunizimit rekomanduan që këtë vit, prioritet t’i jepet të drejtës për t’u vaksinuar në mënyrë që të mos mbetet asnjë fëmijë i pa vaksinuar, duke iu mundësuar jetë të lumtur dhe të shëndetshme.

Lajmet IKShPK-ja me aktivitete përgjatë Javës së Imunizimit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>