Haradinaj: Ka ardhur koha për kontratë të re me SHBA-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar ka ardhur koha që Kosova të bëjë një kontratë të re me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u shprehur se kryeministri Albin Kurti e ka futur Kosovë nën sanksione të Bashkimit Evropian. Haradinaj ka shkruar në Facebook të enjten se pas 9 shkurtit, datës së zgjedhjeve, Kosova nuk do të izolohet e sanksionohet, derisa tha se do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet.
“Ka ardhur koha për një kontratë të re me SHBA. Shtëpia e Bardhë është busulla e politikës sonë të jashtme. E mjerë është ajo qeveri kur për katër vjet, kryeministri i saj nuk arrin t’i ruajë marrëdhëniet, me aq mund të krijuara, me partnerët strategjikë të Kosovës, por përkundrazi t’i rrezikojë ato. Një kryeministër që për të parën herë në histori e fut vendin e vet nën sanksione të BE-së e të Amerikës, dhe që asnjëherë nuk arrin të jetë mysafir në Shtëpinë e Bardhë. Jo më populizëm në kurriz të aleatëve”, u shpreh Haradinaj.
Deputeti i partisë opozitare ka shtuar se politika e Kosovës sot nënkupton anëtarësim direkt në NATO, e sipas tij, anëtarësimi do të horizonte të reja në politikën e jashtme, Haradinaj u shpreh se ambasada e SHBA-së në Kosovë do të rritet në mënyrë përmbajtjësore.
“Kosova kurrë më nuk do të sanksionohet e as izolohet. Kosova do të shndërrohet në një vend të dëshiruar për partneritet. Ambasada e Kosovës në SHBA do të rritet në mënyrë përmbajtësore, me diplomatë dhe bashkëpunëtorë, dhe do të shndërrohet në një mini-Kosovë në mes të Ëashingtonit. Do t’i rrisim misionet tona në Neë York, Londër, Paris, Berlin, Romë, Vjenë, Bern dhe kudo që ka nevojë. Kosova është shtet dhe do të sillet si shtet. Bashkë me Departamentin Amerikan të Shtetit dhe mekanizmat e tjerë të vendeve aleate dhe të Bashkimit Evropian, do të koordinohemi për anëtarësime të reja në organizata ndërkombëtare. Me ne, pas 9 shkurtit, do të ndodhë Kthesa e Madhe edhe në politikën e jashtme”, ka shtuar tutje ai.
Lajmet Haradinaj: Ka ardhur koha për kontratë të re me SHBA-në >> Rahoveci INFO.