Hoti sërish me kritika për qeverinë Kurti

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti pati sërish kritika për qeverinë.
Në një postim në Facebook, Hoti shkruan se ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të siç thotë ai, të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara.
“Ekonomisë së Kosovës i mungojnë qindra miliona euro për shkak të mosrealizimit të investimeve kapitale të planifikuara. Rrugët rajonale, të nisura në qeveritë paraprake, kanë mbetur në gjysmë në gjithë Kosovë. Projektet e reja të premtuara as që kanë nisur, si Aeroporti i Gjakovës, rruga për Tetovë, rruga për Plavë, hekurudha për Durrës etj”, ka shkruar Hoti.
Më tutje, Hoti ka publikuar një tabelë me anë të së cilës ka bërë një historik të realizimit të investimeve kapitale të qeverive paraprake dhe asaj sot.
“Realizimi i investimeve kapitale të kësaj qeverie është përgjysmë më i ulët se në qeveritë paraprake. Ja historiku i realizimit të investimeve kapitale në disa qeveri:
– Qeveria Mustafa (2015-2017) 19%
– Qeveria Haradinaj (2018-2019) 18%
– Pandemia covid-19 (2020) 9.7%
– Qeveria Kurti (2021-2024) 10%
* Vërejtje: realizimi për 2024 është për 9 muaj, por që nuk e ndryshon analizën në thelb edhe nëse rritet realizimi gjatë muajve të mbetur”, ka shkruar më tutje Hoti.