Finalja e shqiptarëve, Gjimshiti përball Xhakës

Atalanta është kualifikuar për në finalen e madhe të Europa League. Bergamaskët, pas barazimit 1-1 me Marseille në ndeshjen e parë, në aktin e kthimit triumfuan 3-0.

Lookman realizoi golin e parë në minutën e 30-të, ndërsa Ruggeri shënoi të dytin në minutën e 52-të. I 3t-i, mban firmën e Toure.

Në këtë takim titullar ishte edhe Berat Gjimshiti për italianët, duke zhvilluar një lojë mjaft të mirë.

Ndeshja tjetër do të jetë me Leverkusen e Granit Xhakës.

“Aspirinat”, pas suksesit 2-0 në ndeshjen e parë, u mjaftuan me barazim 2-2 ndaj Romës.

Dopieta e Paredes ndezi shpreson e ekipit të De Rossit, por vetëm përkohësisht, pasi autogoli i Mancinit dhe goli i Stanisic vulosën një herë e mirë fatin e këtij takimi.

Finalja e Europa League, Atalanta-Leverkusen do të luhet me 22 maj.

Në Conference League, Olympiacos eliminoi Aston Villan me rezultatin e përgjithshëm 6-2. Në finale, grekët gjejnë Firorentinën.

Lajmet Finalja e shqiptarëve, Gjimshiti përball Xhakës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>