E komanduar në krye të bashkisë, Blerina Bala: Himara meriton bashkëpunim dhe mbështetje

Kryetarja e komanduar e Bashkisë Himarë, Blerina Bala ka bërë deklaratën e saj të parë, pas marrjes së këtij posti, me miratimin e Këshillit Bashkiak.

Bala deklaroi se Himara meriton bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe.

Sipas saj, fokusi i bashkisë do të jetë e përqëndruar te objektivat dhe synimet, lidhur veçanërisht me sezonini turistik.

Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim, fokusi i bashkisë Himarë do të jetë e përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”.

Bala u zgjodh me miratimin e Këshillit Bashkiak, pas arrestimit të Jorgos Goros, i cili dha dorëheqjen nga posti i kryetarit në detyrë.

Krahas këshilltarëve të PS, në votim morën pjesë edhe këshilltarët e koalicionit Bashkë Fitojmë, të Berishës e Metës, Fuat Mati dhe Timoleu Gërlluqi, si edhe këshilltari i PD zyrtare të Lulzm Bashës, Aleks Llazari.

Për shkak të konfliktit të interesit nuk mori pjesë në votim, këshilltari i AAK, Artan Bala, bashkëshort i kryetares së komanduar të bashkisë Himarë.

Lexo edhe:

Goro e Beleri në burg, Këshilli bashkiak i Himarës komandon nënkryetaren në drejtimin e bashkisë

Lajmet E komanduar në krye të bashkisë, Blerina Bala: Himara meriton bashkëpunim dhe mbështetje >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>