DRENOCI i Rahovecit themelon Pikën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!

Lëvizja Vetëvendosje-Rahovec themeloi Pikën e saj të radhës në fshatin Drenoc.

Aktivistët e palodhur të Lëvizjes nga fshati Drenoc në koordinim me Komisionin për zgjedhje të brendshme nga Qendra jonë organizuan themelimin e Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në këtë fshat. Me një entuziazëm të shkelqyeshëm dhe gatishmëri të madhe për të kontribuar në çdo proces të forcimit dhe zhvillimit të organizatës sonë, Drenoci sonte zgjodhi kryetarin e saj të Pikës së Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Arsim Bajrami së bashku me tërë strukturën e Pikës. Me votat unanime dhe përkrahjen e të gjithë pjesëmarrësve të këtij tubimi zgjedhor, kryetarit Arsim dhe gjithë strukturës së Pikës së Drenocit iu uruam suksese të parreshtura në rrugëtimin drejt rezultateve sa më të mira të Lëvizjes.

Koordinatori i Qendrës Prof. Dr. Ali Dula, në fjalën e tij përshëndetëse, falenderoi të gjithë pjesëmarrësit e takimit për kohën e gjetur, angazhimin dhe interesimin e tyre për Lëvizjen. Ai uroi kryetarin Arsim për pozitën e zgjedhur dhe tërë strukturën e Pikës së Drenocit për punët dhe detyrat që na presin në Lëvizje VETËVENDOSJE! Me angazhimin e pashoq të aktivistit dhe afaristit të respektuar Besmir, ky takim në Drenoc u zhvillua në mënyrën më të mirë organizuese. Me besimin se së bashku do të jemi në çdo angazhim e detyrë, të gjithë aktivistët pjesëmarrës u zotuan se Pika e Drenocit do të punojë në ngritjen akoma më të madhe të suksese të Lëvizjes dhe do të qëndrojë krah Lëvizjes çdoherë.

Edhe njëherë nga Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE – Rahovec, urime dhe gjithmonë suksese për Drenocin!

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>