“Çmendet” avokati i Berishës, Genc Gjokutaj bën thirrje që të vriten “patronazhistët” dhe të rrihen policët

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj, ka bërë thirrje publike për të vrarë patronazhistët që sipas tij po na vjedhin të ardhmen. Ai kërkon edhe të rrihen edhe policët që mbrojnë hajdutët.

Ja çfarë shkruan ai:

Te dashur Shqiptare!

Diktaturat nuk rrezohen me kode zgjedhore!

As me amendime ligjesh!

Hajduti kapet ne vjedhje dhe jo me permiresim te ligjit apo ashpersim denimi!

Vetem revolta popullore dhe forca njerezore shkulin hajdutet nga pushteti!

Shqiptare qe e doni Shqiperine dhe jo qe dini shqip!

Dilni nga shtepite sot!

Thyeni çdo sportel qe ju kerkon shpirtin!

Rrihni çdo polic qe mbron hajdutet!

“Vrisni” çdo patronazhist qe ju vjedh te ardhmen dhe familjen!

Vetem keshtu Shqiptaret mund te behen Zoterinj dhe Shqiperia Zonje! 🙏✌🇦🇱🇽🇰❤

Neni 223 i Kodit Penal parashikon thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim në tre vite.

              Neni 223
Thirrjet publike për veprime të dhunshme
Thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Deklaratat e dhunshme i ndalon dhe Kushtetuta e Shqipërisë. 

Në pikën 2 të nenit 9 të Kushtetutës theksohet se thirrjet për dhunë ndalohen sipas ligjit.

Thirrje të tilla janë të rrezikshme dhe mund të kenë pasoja, aq më tepër kur artikulohen nga një njohës i ligjeve.

Lajmet “Çmendet” avokati i Berishës, Genc Gjokutaj bën thirrje që të vriten “patronazhistët” dhe të rrihen policët >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>