Çështja e dinarit / BE-ja e konfirmon se nesër mbahet takimi Bislimi-Petkoviq

Bashkimi Evropian ka konfirmuar se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve do të mbahet të enjten në Bruksel.

“Ne mund të konfirmojmë se takimi mbahet nesër”, tha shkurt për Express zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Para dy ditësh, për këtë takim paralajmëroi edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, i cili tha se ky takim do të jetë sërish për të gjetur një zgjidhje për qytetarët që prekën nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës, i cili hoqi nga përdorimi dinarin.

“Në fund të kësaj jave, do të pres kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë për një raund tjetër bisedimesh me qëllim të gjetjes së një zgjidhjeje të përkohshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Pres që të dyja palët të vijnë në takim me një mendje të hapur, fleksibilitet dhe një qasje të orientuar drejt zgjidhjes bazuar në idetë e paraqitura gjatë takimeve të mëparshme”, kishte thënë Lajçak.

Ndërkaq, kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, dje ka njoftuar se bashkë me ekipin e tij sot do të niset për në Bruksel.

“Po shkojmë me shpresën se do të gjejmë një zgjidhje për dinarin, edhe pse nuk jam optimist”, ishte shprehur Petkoviq për Informer.

Nuk dihet nëse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka udhëtuar drejt Brukselit, por ai sot lajmëroi se kishte pasë një bisedë me Lajçakun për situatën që e krijoi Serbia me bllokimin e qytetarëve të Kosovës në pikat kufitare.

Lajmet Çështja e dinarit / BE-ja e konfirmon se nesër mbahet takimi Bislimi-Petkoviq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>