“Bomba” e kreut të SPAK, Altin Dumani: Kemi bërë hetim pasuror ndaj Sali Berishës

Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, zhvilloi një komunikim me gazetarët paraditen e kësaj të hëne, ku është pyetur në lidhje me çështje sensitive dhe që përbëjnë interes publik.

Ai është pyetur në lidhje me hetimet për kompleksin Partizani dhe kreun e PD, Sali Berisha i cili prej 30 dhjetorit 2023 ndodhet në arrest shtëpiak. Edhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, gjithashtu ndodhet në arrest shtëpie i dyshuar si përfitues te kompleksi “Partizani” me firmën e ish-kryeministrit Berisha.

Kreu i SPAK u shpreh se ndaj ish-kryeministrit Berisha ka pasur një hetim pasuror.

“Janë bërë hetimet pasurore për Berishën”, është shprehur Dumani.

Mbi dosjen për kompleksin “Partizani” Dumani tha se ajo do të dërgohet në gjykatë sapo të përfundojnë hetimet.

“Janë grumbulluar të gjitha provat dhe ajo që dihet është që, është çështje nën hetim”, u shpreh ai.

Lajmet “Bomba” e kreut të SPAK, Altin Dumani: Kemi bërë hetim pasuror ndaj Sali Berishës >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>