Plagosje në Mitrovicë, të dyshuarit ende në arrati

Një person mbeti i plagosur të shtunën në Mitrovicë, pasi që dy persona gjuajtën me armë zjarri në drejtim të tij.

Policia përmes raportit 24 orësh ka dhënë detaje lidhur me këtë rast.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:46 në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime, nën dyshimin se dy të dyshuar kosovar për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Tutje policia bënë të ditur se të dyshuarit gjenden në arrati, ndërkaq viktima është dërguar në QKUK./21Media

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker