Barduani në takim me Maqedoncin Përkushtimi i KFOR-it palëkundur

Komandanti i KFOR-it Gjeneralmajor Enrico Barduani, është takuar sot me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, pos gjenerallejtënant Bashkim Jashari, komandanti i FSK-së, në Prishtinë.

KFOR-it përmes një njoftimi për media bën të ditur se gjatë takimeve Barduani theksoi bashkëpunimin e mirë të KFOR-it me organizatat e sigurisë së Kosovës dhe ritheksoi rëndësinë e komunikimit të rregullt dhe koordinimit të përpjekjeve, në dobi të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe të stabilitetit rajonal.

“Ai ripohoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj mandatit të tij afatgjatë në OKB, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, thuhet në njoftimin e KFOR-it./21Media

x
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!