Barcelona fiton bindshëm ndaj Real Madridit në El Clasico

Futbollistët e Barcelonës deklasuan në udhëtim skuadrën Real Madrid me rezultat 4:0 dhe në këtë mënyrë thelluan diferencën e pikëve në krye të La Ligës pas 11 xhirosh.

Kjo njëherësh ishte humbja e parë për Real Madridin këtë edicion të ri të garave dhe atë në terrenin vendës.

Barcelona tregoi lojë të shkëlqyer duke dominuar në pjesën më të madhe të takimit në “Santiago de Bernabeu” dhe në fund mori me meritë tri pikët e reja.

Polaku Robert Lewandowski shënoi dy golat e parë për skuadrën katalanase në minutat 54 dhe 56, ndërsa për fitoren e thellë u përkujdesën Lamine Yamal në minutën e 77-të dhe Raphinha gjashtë minuta para përfundimit shkatërrues për madrilenët.

Barcelona ka 30 pikë në tabelë, pasuar nga Real Madrid 24, Villarreal 21, Atletico Madrid 20 pikë, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!