Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, ky është kundërshtari

Armend Xhoxhaj takohet me Hüseyin Cinkara në Nuernberg në një meç eliminator për titullin e botës në versionin IBF për peshën kruzer.

Xhoxhaj do të takohet me turkun me shtetësi gjermane, Huseyin Cinkara, ndërsa në meçet tjera do të boksojë edhe Ardian Krasniqi.

Ish-boksieri i njohur, Jurgen Brahmer është ai që do të organizojë këto meçe, ku planifikohet tetë apo nëntë të tilla. Brahmer është edhe trajner i Armend Xhoxhaj.

Prizrenasi Xhoxhaj në boksin profesionist ka 18 fitore e tri humbje, ndërsa Huseyin Cinkara i ka 21 fitore nga po aq meçe, prej tyre 17 me nokaut.

“Rasti për t’u bërë numër një në versionin IBF është motivim i madh. Huseyin Cinkara është një boksier me përvojë, që është shumë më gjatë në boks profesionist sesa unë. Duhet të boksoj me mençuri dhe dua të fitoj”, kishte thënë Xhoxhaj pasi u caktua meçi.

Lajmet Armend Xhoxhaj kthehet në ring me 27 prill, ky është kundërshtari >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>