Aksident tragjik te Gjiri i Lalzit, përplaset për vdekje 8-vjeçarja nga Sllovakia

Ka ndërruar jetë vajza e vogël 8-vjeçare që u përplas nga makina te Gjiri i Lalzit. Sipas Policisë, vajza e vogël që mbeti viktimë e aksidentit është nga Sllovakia.

Shoferi që shkaktoi aksidentin është një i ri 18-vjeçar, i cili është arrestuar. Mësohet se vogëlushja ndodhej në Shqipëri me pushime së bashku me familjen e saj.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalësit, një automjet me drejtues shtetasin G. Gj., 18 vjeç, ka përplasur një shtetase minorene S. S., 8 vjeçe, nga Sllovakia. Si pasojë e përplasjes 8 vjeçarja ka humbur jëtën në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Lajmet Aksident tragjik te Gjiri i Lalzit, përplaset për vdekje 8-vjeçarja nga Sllovakia >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>