NACIONALE

Shiroka Pula priti në takim kryediplomatin zviceran Ignazio Cassis

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, Ignazio Cassis, i cili njëherësh ushtron detyrën e kryesuesit të radhës të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Cassis po qëndron në Kosovë në kuadër të një vizite zyrtare në tri shtete të Ballkanit Perëndimor: Serbi, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut.

Gjatë qëndrimit në Kosovë, kryediplomati zviceran do të takohet edhe me ministrin e Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, me të cilin do të mbajë një konferencë të përbashkët për media.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!