Shiroka-Pula takon akademikët nga Kosova dhe Shqipëria, në fokus bashkëpunimi shkencor
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka zhvilluar një takim me përfaqësues të akademive të shkencave dhe arteve të Kosovës dhe Shqipërisë.
Në takim morën pjesë akademiku Anastas Angjeli nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Shqipërisë, Besnik Krasniqi nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës (ASHAK), si dhe akademiku Lulzim Tafa, anëtar i jashtëm i ASHASH-s.
“Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike të të dyja vendeve, si dhe për mundësitë e realizimit të projekteve dhe iniciativave të përbashkëta. Presidentja Shiroka-Pula theksoi se bashkëpunimi institucional është i rëndësishëm për zhvillimin e shkencës, promovimin e dijes dhe avancimin e lidhjeve akademike ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e publikuar.



