NACIONALE

Kompania shtetërore serbe “Telekom Srbija” shpenzoi 2.5 milionë dollarë për lobim në Amerikë

Dy firma amerikane lobimi raportuan pak më shumë se 2.5 milionë dollarë të ardhura nga përfaqësimi i “Telekom Srbija” në nëntë muajt e parë të këtij viti, sipas raporteve që firmat lobuese i dorëzuan Kongresit Amerikan. Departamenti i Shtetit, Ministria e Financave dhe Zyra Ekzekutive e Presidentit të SHBA-së janë të listuara midis institucioneve ku përfaqësoheshin interesat e kësaj kompanie, raporton portali serb “RASKRIKAVANJE”. Drejtori gjeneral i kësaj kompanie shtetërore serbe, është Vlladimir Lluçiq, të cilit i është ndaluar hyrja në vendin tonë në gusht të këtij viti, siç pat njoftuar ministri i brendshëm i Kosovsës, Xhelal Sveçla.

Siç ka njoftuar më heret, CEO i saj Lluçiq, Telekom Srbija planifikon të fillojë të ofrojë shërbime në Amerikë më 1 dhjetor, duke aktuar si operator virtuel i operatorit amerikan AT&T. Sipas tij, prezenca e kompanisë serbe në Amerikë, synon njerëzit me origjinë nga Serbia dhe vende të tjera të rajonit që jetojnë atje.

Këto i tha në këtë intervistë për medien proqeveritare serbe, Kurir ku shtoj se “Telekom Srbija bëhet kështu, duhet ta them, një operator botëror”.

Në Uashington, gjatë asaj kohe, interesat e Telekom Srbija përfaqësoheshin nga një deri në tre firma lobimi – “Valcour”, “Continental Strategy” dhe “Interlink Capital Strategies”. Në paraqitjet e tij në media, Luçiq nuk foli për angazhimin e këtyre lobistëve, raportuan sot mediet serbe.

Mediet në Serbi dhe një postim në “X” i politologut boshnjak Jasmin Mujanovic sugjerojnë se shpenzimet prë këto lobime mund të kenë arritur vlerën e 2.5 milionë dollarësh amerikan.

Postimi i politologut Jasmin Mujanovic në “X’: Sipas Politico, kompania shtetërore serbe e telekomunikacionit (Telekom Srbija) zotëron kontratën më të madhe të vetme për lobim në Uashington, D.C. Telekom Srbija shërben si një mjet kryesor ndikimi për regjimin e Vuçiçit në Ballkan dhe ka lidhje të thella e të forta tregtare me kompaninë kineze Huawei.“

Tekonologji kineze e lobim për kredi nga Amerika

Ndërkohë që, siç raportohet, Telekom Srbija ka lidhje të forta me kompaninë shtetërore kineze Huawei, që nga viti 2024 ka angazhuar lobim të pagar për një kredi për pajisje 5G.

Telekom Srbija angazhoi “Interlink Capital Strategies”, e cila regjistroi bashkëpunimin e saj me Telekom në shkurt 2024. Regjistrimi gjithashtu përshkruan punën e kësaj kompanie në më shumë detaje – ndihmë për Telekom Srbija-s në sigurimin e kredive për blerjen e pajisjeve 5G. Kredia do të miratohej nga një bankë amerikane pa emër, me mbështetjen e Bankës Amerikane të Eksport-Importit EXIM.

Në dhjetor të vitit 2025 në krye të EXIM bank u emërua John Jovanovic, në serbo-amerikan, i cili para se të emërohet në këtë pozitë shërbeu si drejtori i parë i zyrës rajonale për Ballkanin Perëndimor të Korporatës Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), zyrë e cila u hap zyrtarisht në Beograd të Serbisë, në shtator të vitit 2020.

Prezenca në Kosovë e “veglës teknologjike të Vuçiqit për ‘Botën Serbe’”

Telekom Srbija ka prezencë edhe në Kosovë, kompaninë mts DOO, të regjistruar e paisur me liçencë në Kosovë në vitin 2015, si rezultat i Marrëveshjes së Brukselit. Mts DOO ka liçencë që ti shërbejë vetëm disa zona të Kosovës me telefoni mobile, kurse për shërbime fikse: internet, linja fikse telefonike e TV kabllor. Dega e kompanisë shtetërore serbe në Kosovë – mts DOO – është involvuar në shumë skandale, siç kanë raportuar mediet.

Ndonëse drejtorët e mts DOO vinin e shkonin, ishte “personi i autorizuar” (siç figuron në ARBK) është Zoran Millivojeviq, i njojhur si “Zela (srb. Zelja)”, një ish-punonjës e pronarë i pikave të karburatit në veri e aktivist i SNS-it të Vuçiqit.

Shofer i këtij Zelja, siç raportonte KosovaNews, ka qenë terroristi Vlladimir Radivojeviq, i njohur si “Mami”, të cilit vetëm disa muaj para sulmit terrorist në Banjskë i ishte rritur rroga, për më tepër ishte paguar edhe një vjet pasi që ishte arratisur nga Kosova.

Siç kanë raportuar disa medie në Serbi, afaristët serb të Kosovës në fushën e internetit e TV-së kabllore, kanë treguar për metoda të shantazhit e dhunës që kanë përdorur eksponentë të Serbisë në Kosovë kanë përdorur që ti detyrojnë atë që ti shesin bizneset e tyre tek mts DOO. Pas shporrjes së grupeve kriminale e terroriste nga këto zona, falë mundit me flijim të organeve tona të rendit, këtyre episodeve ua ka ardhur fundit.

Në shumë akte, ndër to edhe ato të përdorura në regjistrin tregtar të Kosovës, mts DOO kishte përdorur dokumenta që e kontestojnë subjektivitetin e rendin kushtetues të Republikës së Kosovës.

ArenaSport, kompani bijë e Telekom Srbija, gjithashtu, është prezente në Kosovë. Programacionin e saj sportiv e transmetojnë, që prej mts DOO, kompanisë tjerët bijë të Telekom Srbija, në Kosovë, por edhe disa operatorë tjerë, si “ArtMotion”. Në fund të shtatorit 2023, siç raportonte KosovaNews, vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në Banjskë, ArenSport shfaqi spote ku hymnizoheshin terroristët që sulmuan në Banjskë.

KosovaNews disa herë ka shkruar për këtë kompani shtetërore serbe dhe shtrirjen e monopolet e krijuara në rajonin tonë. Shpesh herë, kësaj kompanie shtetërore serbe i është atribuuar emri “vegla teknologjike e Vuçiqit për ‘Botën Serbe’”. Në dhjetra artikuj mediet serbe kanë raportuar se Vuçiq e përdorë Telekom Srbia-n e udhëqehur nga Lluçiq për të shtypur opozitën në Serbi, për të blerë mediet që nuk i shkojnë për shtat, për të aktuar si proxy i medieve ruse në Evropë e për të bërë luftë hibride.

Në vazhdim disa artikuj që KosovaNews i ka publikuar në lidhje me të bëmat e Telekom Srbija, degëve të saj e kompanive të lidhura me ta.

Kompania mediatike “Arena News” e “Telekom Srbija” zbarkon në Tiranë

Terroristi “Mami” nga Zveçani, ishte shofer i drejtorit të “Telekom Srbija” në Kosovë

Related Articles

Back to top button
error: JO !!