NACIONALE

Qesharake: njëher bëri presion për ta votuar, tash PDK i kërkon presidentes ta rikthejë në Kuvend Ligjin për Speciale

Megjithëse bënë presion të madh për ta votuar ku u organizuan madje edhe protesta të dhunshme, sot Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga presidentja Justina Shiroka-Pula që ta rikthejë për rishqyrtim ndryshimin në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Në një komunikatë për media nga PDK-ja është thënë se në rishqyrtim synohet adresimi i elementeve që mund ta pengojnë zbatimin e ligjit.
“Pas konsultimeve të gjera, PDK-ja vlerëson se rishqyrtimi do të mundësonte plotësimin e dispozitave të caktuara dhe forcimin e sigurisë juridike të ligjit, në funksion të interesit shtetëror dhe garantimit të plotë të të drejtave kushtetuese të çlirimtarëve tanë të cilët po gjykohen pranë Dhomave të Specializuara”, thuhet në komunikatën e PDK-së.
Në komunikatë, PDK-ja është shprehur krenare për nismën e saj ligjore dhe mbështetjen që ka marrë. 
“Mbrojtja e UÇK-së, e vlerave të luftës çlirimtare dhe mbështetja për çlirimtarët në Hagë mbeten përgjegjësi të panegociueshme. Ligji është i finalizuar në pjesën dërrmuese të tij. Rishqyrtimi synon një verifikim përfundimtar profesional dhe adresimin e elementeve që mund të pengojnë zbatimin e tij. Kërkesa është për rikthim në Kuvend, jo në Qeveri apo për nisjen e punës nga e para. Ky proces duhet t’i shërbejë finalizimit dhe hyrjes së ligjit në fuqi, pa vonesa të panevojshme”, thuhet tutje në komunikatë.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!