NACIONALE

Apeli ndryshon orën e seancës lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt

Gjykata e Apelit njoftoi se seanca gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, e caktuar për 29 tetor 2026 në orën 09:50, do të mbahet në orën 11:10.

“Ndryshimi ka të bëjë vetëm me kohën e mbajtjes së seancës, ndërsa data e saj mbetet e pandryshuar. Bëjmë me dije se Kolegji i Apelit e ka ndryshuar orarin e kësaj seance me kërkesë të palës mbrojtëse të të dënuarit N.M., ngase i njëjti në datë dhe orar të njëjtë është i angazhuar për përfaqësim edhe në një çështje në Gjykatën Supreme”, thuhet në njoftimine Gjykatës së Apelit.

Në seancë do të shqyrtohet ankesa e Naim Murselit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

Ankesa prej 30 faqesh, e dorëzuar nga dy avokatët e Murselit, kërkon prishjen e aktgjykimit ose shqiptimin e një dënimi më të butë.

Në ankesë, mbrojtja pretendon se gjykata e shkallës së parë i ka vlerësuar provat në mënyrë të njëanshme dhe selektive. Po ashtu, ngrihen pretendime lidhur me mënyrën se si policia e ka marrë në pyetje Murselin.

Avokatët pretendojnë gjithashtu se gjykata nuk i ka marrë parasysh disa nga propozimet e mbrojtjes, përfshirë rikonstruktimin e vendit të ngjarjes dhe ekzaminimin e rrobave të Murselit.

Në Gjykatën e Apelit ankesë ka deponuar edhe Leotrim Syla, avokati i të ndjerës Liridona Ademaj.

Ai i ka kërkuar Kolegjit të Apelit që, krahas Naim Murselit dhe Granit Plavës, me burgim të përjetshëm të dënohet edhe Kushtrim Kokalla.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!