NACIONALE
Kurti zotohet: Ndryshimet në Ligjin për Specialen votohen të enjten, nëse sot zgjidhet presidenti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është zotuar se ndryshimet në Ligjin për Specialen do të votohen të enjten, po që se Kuvendi e zgjedh presidentin sot në afatin e fundit kushtetues.
Ai ka thënë se me këtë ditë do të respektohej edhe 72-orëshi i kërkuar në Rregulloren e Kuvendit.
“Publikisht zotohem që paraditen e së enjtes kalon projektligji për Dhomat e Specializuara. Ne do ta votojmë në lexim të dytë”, ka thënë Kurti.
The post Kurti zotohet: Ndryshimet në Ligjin për Specialen votohen të enjten, nëse sot zgjidhet presidenti first appeared on KosovaNews.



