NACIONALE
Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së
Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur Driton Gojanin kryesues të bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).
Në procesin e votimit morën pjesë 69 deputetë.
Gojani siguroi 62 vota, ndërsa kundërkandidati Ymer Fejzullahu mori 7 vota.
Me këtë rezultat, Driton Gojani është zgjedhur në krye të bordit të ZRRE-së për një mandat pesëvjeçar.
The post Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së first appeared on KosovaNews.



