NACIONALE

Kurti pret në një takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Kurti pranoi urime nga e ngarkuara me punë Prattipati për formimin e qeverisë dhe mandatin e ri.

Ndërsa, ai e falënderoi ambasadoren për bashkëpunimin dhe shprehu mirënjohje për mbështetjen e madhe, të vazhdueshme dhe të palëkundur të Shteteve të Bashkuara ndaj Republikës së Kosovës.

 Krahas marrëdhënieve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve si edhe mundësive për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të tyre, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit dhe aktualitetin politik.

The post Kurti pret në një takim Prattipatin, flasin për zhvillimet politike first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!