SPORTI

Mbyllet pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, që po zhvillohet në Debrecen të Hungarisë.

Pavarësisht rasteve nga të dy skuadrat, epilogu në 45 minutat e parë rezultoi të jetë 0-0.

Izraeli kishte disa raste më të mira shënimi por që Amir Shaipi me super pritje nuk e lejoi Solomon ta dërgonte topin në rrjetë.

Ndërkohë, edhe Kosova provoi me disa aksione të shpejta, ku rrezikuan me Lumbardh Dellovën dhe Fisnik Asllanin, por portieri mysafir arriti t’i ndalë të dy goditjet.

Kësisoj, Kosova në pjesëne dytë do të kërkojë t’i arkëtojë pikët e plota.

The post Mbyllet pa gola pjesa e parë ndërmjet Kosovës dhe Izraelit first appeared on KosovaNews.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!