NACIONALE

Kurti: Në tri vitet e ardhshme, Zvicra do të investojë 64 milionë franga për Kosovën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin e e Zvicrës, Jürg Sprecher, të cilin e ka falëndëruar për bashkëpunimin e afërt dhe kontributin e çmuar në kultivimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme dhe forcimin e partneritetit ndërmjet dy shteteve.

I pari i ekzekutivit është shprehur mirënjohes Zvicrës për kontributin në kuadër të KFOR-it dhe programin e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në kuadër të të cilit për periudhën e re 2026-2029 janë të zotuara më shumë se 64 milionë CHF për Kosovën, pas 88 milionë CHF për periudhën paraprake 2022-2025.

Related Articles

Back to top button
error: JO !!